Nuk ishte në listën e kandidatëve për deputet të PD-së, Tahiri nga Saranda: Do jem në Parlament e do përfaqësoj dinjitetin çam
SARANDË – Ish deputeti Dashamir Tahiri, i lënë jashtë listave të kandidatëve të Partisë Demokratike, nga Saranda ku ka marrë pjesë në përurimin e memorialit të luftëtarit të Pavarësisë dhe Çështjes Kombëtare Muharrem Rushiti, ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit për të qenë siç u shpreh ai “një përfaqësies i denjë i komunitetit çam në Parlament.
“Unë asnjëherë nuk kam qenë ish-deputet. Po të isha për ish-deputet, kisha shkuar në Parlament siç shkuan të tjerët e kisha derën e hapur. Këtë radhë do të bëhem deputet. Politika shqiptare është kjo politikë e 30 viteve që ka si të mirat dhe të këqijat e saj.
Por unë kam ndjekur politikën që u përket çamëve, do të jem përfaqësues i çamëve dhe nuk do ta lë parlamentin pa përfaqësues me dinjitet çam” – tha Tahiri.
Në qarkun me 12 mandate deputetësh të Vlorës, u propozuan 39 kandidatë potencialë, ku ra në sy mungesa e ish deputetit Tahiri në degën e Sarandës, i cili thumboi në atë kohë PD-në në rrjetet sociale duke thënë se nuk bëhet sahanlëpirës e do të vazhdojë rrugën e tij politike.