Kujtohet në Sarandë 34 vjetori i vdekjes së shkrimtarit Bilal Xhaferi
Në kuadër të 34-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit Bilal Xhaferi , në qytetin e Sarandës është zhvilluar një ceremoni përkujtimore.
Në ceremoninë e organizuar nga motra e shkrimtarit Antika Hoxha kanë marrë pjesë familjarë , të afërm , miq e kolegë .
Bilal Xhaferri ndërroi jetë më 14 tetor 1986 në një spital në Çikago në rrethana të panjohura.
Më 3 maj 1995 Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin “Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike”.
Eshtrat e poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri tanimë prehen në vendlindjen e tij në Sarandë.
Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik.