Historia e 54-vjeçares nga Saranda e rritur në jetimore që mësoi se ishte me kancer gjatë pandemisë: Me ndihmën e miqve i përballoj çdo gjë që më del përpara
SARANDË– E braktisur nga prindërit në foshnjëri dhe e rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, Miranda Koçi përjetoi momente të vështira kur mësoi për sëmundjen.
Ajo u diagnostikua me kancerin në pranverë, kur vendi ishte izoluar nga pandemia e COVID-19.
Gjatë kohës së pandemisë kisha një dhimbje tek gjoksi. U lidha me Anila Pikulin me kryetarin dy koleget e mi të punës dhe gjithë bashkia më ndihmuan. Dola me tumor në gjoks, e mori vesh kryetari në lidhje me doktorët e Tiranës. Bashkia më ka ndihmuar, më kanë dalë në krah”, rrëfen ajo.
Miranda Koçi punon si sanitare në bashkinë e Sarandës, ndaj falënderon kolegët dhe punonjësit e shtëpinë e fëmijës që i janë gjendur pranë.
“E përjetova ndjeva një mërzitje një dhimbje që mund të më ndodhte mua. Prapë i përballova me ndihmën e kolektivit të punës dhe kryetarit të bashkisë Adrian Gurma. Katër muaj që po bëj kimioterapi kam edhe 4 seanca të tjera, është pak vështirësi me kurajo dhe me ndihmen e kolektivit të punës i përballoj çdo gjë që më del përpara”, tha Miranda.
Përmes mikrofonit të Report Tv, Miranda jep një apel për të gjitha gratë e vajzat…
“Mesazhi im është muaji i kancerit të gjirit kontrolle për shëndetin e tyre. Uroj që sa më shpejt të kenë kurajo, shëndet e force mos t’i marrin gjërat me mërzitje”, përfundon Mirandës.