Gjendet 23-vjecari nga Saranda/ Nënë e bir takohen: Nuk e besova kur e pashë
23-vjecari u kërkua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ nga Suzana Rrapaj, e cila nuk pati asnjë informacion për djalin e saj, deri më datë 13 tetor, kur i riu u kthye në Sarandë për ta takuar.
Gjatë një lidhje telefonike Suzana konfirmon lajmin e gjetjes. Duke falenderuar emisionin ’Pa gjurmë’ ajo zbulon dhe arsyet pse i biri nuk kishte kontaktuar për më shumë se dy muaj.
‘Djalin e takova dhe ndodhet në Himarë. Jam shumë e lumtur. Erdhi më takoi në Sarandë dhe pastaj iku. Më erdhi tek vendi i punës dhe më preku pas shpine. Kur ktheva kokën nuk u besova syve. E përqafova e ngazëlluar. Ai më tha se nuk kishte patur numrin, pasi telefoni i kishte humbur dhe nuk më kontaktonte dot.
Më tha do rri në Himarë, ku ka zënë edhe një punë, do punoj aty më tha se janë njerëz të mirë. Jam shumë e kenaqur, se ishte në një gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Unë i kërkova të vinte këtu në Sarandë, por djali më tha se nuk dua t’i dal fjalës njerëzve ku punoj. Edhe në Amerikë të iki vetëm ta di si është , ku është dhe cfarë bën. Unë nuk mund ta mbaj dot të lidhur djalin.
Jam e kënaqur që e gjeta. Ju falenderoj shumë’, u shpreh nëna me lot gëzimi.