Gazetari nga Saranda vijon plazhin: Ne, “vjeshtukët” e plazhit, në “provimin” e radhës më 4 tetor 2020. Për përmirësim not në not
Temperaturat e ulta dhe koha me vransira, duket se nuk i ka penguar sarandiotët për të vijuar plazhin dhe gjatë muajit tetor.
Kjo u vu re dhe këtë të dielë ku shume persona vijonin të bënin plazh dhe të futeshin për tu larë në det.
Këtë të hënë edhe gazetari nga Saranda, Thoma Nika, ka posuar disa foto duke bërë plazh.
“Ne, “vjeshtukët” e plazhit, në “provimin” e radhës më 4 tetor 2020.
Për përmirësim note në not…”, shkruan Thoma Nika në postimin e tij. /Sarandanews.com/