FOTOT/ Pasagjerët e linjës Sarandë-Delvinë shkelin rregullat, udhëtojnë pa maska në fugon

Nga sot qeveria shqiptare ka vendosur me ligj vendosjen me detyrim të maskës, si masë parandaluese ndaj virusit Covid-19.

Por, a po respektohet kjo masë e qeverisë nga ana qytetarëve?

Në redaksinë e Sarandaneës.com kanë mbërritur disa foto ku qytetarët kanë injoruar mbajtjen e maskës.

Sicc shihet në linjën e fugonave Sarande-Delvine nuk është marrë asnjë masë për respektimin e këtyre rregullave, duke vëndosur në rrezik qytetarët e tjerë.

Qytetarët janë lejuar nga drejtuesi i furgonit që të udhëtojnë pa paska, duke sjellë një irritim tek pasagjerët e tjerë të cilët kanë kërkuar respektimin e masave.

Tashmë është policia ajo që duhet të ndërhyjë për të normalizuar situatën në linjën e fugonave Sarandë-Delvinë. /Sarandanews.com/