EMRAT/ Vrasje, rrëmbim e drogë: OFL u kërkon justifikimin e pasurisë tre personave nga Vlora
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Saimir Rrapaj,., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Fotaq Zahari, , banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”;
Bexhet Alliaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.