“Pusho shqip”/ Plazhet e Sarandës dhe Ksamili, mbeten destinacionet e preferuara të relaksit nga pushuesit

Plazhet e Sarandës dhe Ksamili, vijojnë të mbeten destinacionet e preferuara të turistave edhe gjatë këtij sezoni turistik.

Fundjavat janë ditët që pushuesit këtë vit kanë preferuar të pushojnë më së shumti, dhe plazhet e Sarandë dhe Ksamili kanë qënë çdo fundjavë destinacionet e preferura të turistave vendas, kosovar dhe të huaj.

Gjatë ditëve të fundit në Sarandë dhe Ksamil është vrejtur një fluks pushuesish të ardhur nga Kosova nga kompani të ndryshme turistike.

Në një vëzhgim të kryer nga Sarandanews.com është verejtur se plazhet në Sarandë dhe Ksamil kanë qenë të mbushura plotë këtë fundjavë, me pushuesit që kanë respektuar dhe masat anti-Covid.

Gjithashtu, edhe numri i vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit ka qenë i lartë, ndryshe nga ditët e kaluara.

Plazhet e Sarandës janë nga më të bukurat në Shqipëri, çka ka bërë që të thithë sa më shumë turista.

Ditët në vijim pritet që numri i turistave të shtohet akoma edhe më shumë. /Sarandanews.com/