Dy vite nga vrasja e Kostandinos Kacifas/ Familjarët dhe zv/ministri i Jashtëm grek homazhe dhe lule tek varri
Sot në Bularat kujtohet dy vjetori i vdekjes së Konstandinos Kacifas, i cili në ditën Kombëtare të Greqisë hapi zjarr ndaj forcave të policisë shqiptare, po me pas e ekzekutuan.
Sot familjarët e Kacifas, së bashku me zv/ministrin e jashtëm grek, Kostas Vlasis i kanë çuar lule tek varri.
Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit tek varri i Kacifas kanë shkuar më pak njerëz teksa familjarët e tyre për mediat greke kanë kërkuar shpesh drejtësi, ndërkohë që autoritetet shqiptare vijojnë hetimet prej 2 vitesh.