Ditë tragjike nga Covid-19, 7 viktima, 284 raste të reja dhe 285 në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 284 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 të prekur me Covid-19, duke e çuar në 487 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar.

Statistika e COVID-19 të datës 27 Tetor 2020 nga Ministria e Shëndetësisë:
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278

Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487