DETAJET/ Mjekja pediatre në Sarandë pozitive me koronavirus, familjarët negativ, dezinfektohet qendra shëndetësore
Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore të Sarandës ka rezultuar pozitive me Covid 19.
Ajo është karantinuar në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët e saj kanë rezultuar negativ, por tashmë po qëndrojnë të izoluar në banesë.
Gjithashtu janë izoluar në banesë edhe 3 infermiere të Pediatrisë, sepse pavarësisht se rezultuan negative ato do të ritestohen.
Në Qendrën Shëndetësore janë bërë dezifektime dhe konsultat tashmë do të vazhdojnë normalisht tek mjekët e tjerë pediatër .