DETAJET/ Identifikohen 6 raste të reja në Sarandë, 5 prej tyre kontakt i një taksisti
Teksa shifrat kanë pësuar rritje prej disa ditësh, nga 273 raste që u identifikuan sot, 6 prej tyre ishin në Sarandë dhe 1 në Delvinë.
Burime bëjnë me dije se 5 prej këtyre rasteve mësohet se janë kontakte të një shoferi taksie në Sarandë dhe të një rasti në Borsh, të evidentuar më parë të infektuar.
Ndërkohë që rasti i 7 është një ish-zyrtareje tashmë në pension.