DETAJET/ Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë, kushëri i kryebashkiakut Jorgo Goro! Autori zbriti nga një furgon ku ishin dhe 3 persona të tjerë!
HIMARË– Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni i ndërtimit Niko Goro!
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.
Mësohet se Goro është qëlluar me armë zjarri pranë një supermarketi, në pronësi të motrës së tij!
Autori ka zbritur nga një furgon, ku ishin edhe tre persona të tjerë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe motra e tij.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.
Biznesmeni është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.