‘Çmenduri’ në Ksamil, një person blen rrugën e lagjes, izolohen disa familje

Disa familje në lagjen nr.1 në Ksamil denoncojnë se prej një viti kanë mbetur thuajse të izoluar në shtëpitë e tyre, pasi rruga e përbashkët është zaptuar nga disa persona.

“Ka qenë e hapur. Zotëria më vonë ndërtoi dhe e mbylli njëherë me një gardh, avash, avash me një tjetër e bllokoi me beton tani dhe thotë që e kam të marrë me lagalizim, e kam blerë thotë, por ajo është rrugë dhe a mund të blihet rruga?!”

“Këtu njëherë është bllokuar fare. Unë andej i kam çunat, do të vete. Se nga të shkoj dhe nga të fluturoj, unë nuk e di”, shprehen banorët.

Thonë se për këtë shqetësim i janë drejtuar Bashkisë së Sarandës, por ankesat nuk janë marrë parasysh, madje kanë marë edhe përgjigjen se rrugën e keni.

“Nëse kjo nuk merr zgjidhje nga shteti do të veprojmë vetë pastaj”, shprehet banori.

Në këto kushte janë detyruar të hapin këtë rrugë provizore.

Por veç rrugëve të lagjeve, banorët e Ksamilit denoncojnë se edhe akset kryesore në zonës turistike kanë mbetur premtime elektorale

“Edhe këto që janë bërë një pjesë me çakull, i kemi bërë vetë ne me forcat tona”, tregon banori.

Nëse nuk gjejnë një zgjidhje nga Bashkia e Sarandës banorët e kesaj lagje në Ksamil, paralajmërojnë se do veprojnë vetë.