Banorët e fshatit Kakomë protestë përpara gjykatës në Gjirokastër, kërkojnë tokat e zaptuara

Banorët e fshatit Kakomë në Sarandë kanë protestuar sot para Gjykatës Administrative në Gjirokastër kundër gjykatëses të këtij institucioni Ema Shaholli pasi kjo e fundit një ditë më parë ka shpallur për mos kompetencë ligjore trajtimin e çështjes së zaptimit të pronave të banorëve të Kakomesë nga tre individë që prej vitit 2005.

Pronat e tyre sot janë zaptuar nga këta individë dhe askush prej banorëve nuk munden të shkojnë në pronën e tyre prej 15 vitesh pasi janë rrethuar me tela. Pronat banorët i kanë përfituar përmes ligjit 7501 dhe tapitë i kanë në dorë me një vlerë totale prej 20 ha.

Banorët kanë rrëfyer dhe akuzuar politikanët shqiptarë te këto 15 vite pasi kane favorizuar uzurpimin e pronave të tyre.

Banoret e Kakomesë po sot pasi janë hequr nga policia nga ambientet e jashtme të gjykatës kane bërë kallëzim penal ndaj gjykatëses Shaholli në Policinë e Gjirokastrës. Ata kanë kërcënuar me intensifikim te veprimeve ditën e shtunë.