Avari në sistemin e transmetimit, Saranda prej disa orësh pa drita
Një avari në Sistemin e Transmetimit të OST ka lënë pa energji elektrike disa qytete.
Në njoftimin zyrtar, mësohet se kanë mbetur pa dritat rajonet që furnizohen nga këto nënstacion, më konkretisht Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.
“Në orën 09: 15 si pasojë e një avarie ne Sistemin e Transmetimit të OST është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.
Si pasojë kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacion: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.
Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE.