Analiza e 9-mujorit të realizimit të buxhetit të bashkisë Sarandë për vitin 2020
Në orën 14.00 të së premtes në sallën e mbledhjeve të bashkisë, u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë duke patur si rend dite një sërë çështjesh të rëndësishme si:
1.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë , Shtator 2020”
2.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Shtator 2020 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”
3.P/Vendim “Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë .
4.P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
5.Analiza e 9-mujorit të realizimit të Buxhetit 2020
6.Raport mbi ecurinë e sezonit turistik 2020 dhe problematikat e vërejtura.
7.Raport mbi përdorimin e pronave dhe hapësirave publike të Bashkisë .
8.Informacion nga Bashkia mbi proçesin e zbatimit të VKM 329 datë
22.05.2019.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak e datës 30 tetor zhvillohet pas mbledhjeve nëpër komisione si:
– Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike , shqyrtoi pikat 4, 7, 8 dhe e zhvilloi mbledhjen në datë 28 tetor , në orën 12:00.
– Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës , shqyrtoi pikat 4, 7, 8 në mbledhjen e datës 28 tetor , në orën 13:00.
-Komisioni për barazinë gjinore dhe çështjeve sociale shqyrtoi pikat 1,3 në mbledhjen e datës 28 tetor , në orën 14:00.
-Komisioni i turizmit, shqyrtoi pikën 6 në mbledhjen e datës 29 tetor , në orën 12:00.
-Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave shqyrtoi pikat 5 dhe 7 në mbledhjen e datës 29 tetor në orën 13:00.
-Komisioni i ekonomisë , financës dhe privatizimeve , shqyrtoi pikat 1,2,3 dhe 5 në mbledhjen e datës 29 tetor në orën 14:00.