Alket Hyseni përshëndet prishjen e objekteve pa leje në Ksamil: Nuk ka kompromis me shkelësit e ligjit!

Bashkia e Sarandës ka prishur sot disa objekte të ndërtura pa leje në Ksamil, që kishin zaptuar hapsirat publike.

Kryebashkiaku Adrian Gurma, u shpreh se organet ligjzbatuese do të veprojnë me forcë mbi këdo që e shkel dhe nuk e respekton ligjin!

Ky aksion u përshëndet dhe nga deputeti i zonës, Alket Hyseni, i cili i ka bërë thirrje banorëve të zonës që të njoftojnë struktuara e shtetit për ccdo shkelje të ligjit.

“Në Ksamil, shteti në këmbë për mbrojtjen e territorit.

 

Nuk ka kompromis me asnjë ndërtim pa leje, zënie territori me kioska, rrethime apo mbjellje pemësh në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të natyrës dhe territorit.

Ju bëj thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë dhe përkrahin strukturat e Bashkisë Sarandë, IKMT dhe Policisë së Shtetit në ushtrimin e detyrës”, shprehet deputeti Alket Hyseni. /Sarandanews.com/