Alket Hyseni: Mirënjohje partizanëve dhe Trupave Britanike që luftuan për çlirimin e Sarandës dhe Delvinës
Dalëngadalë edhe politika shqiptare po pranon një të vërtetë historike, të mohuar për 45 vjet, por edhe të mospranuar në 30 vite: Faktin që qytetin e Sarandëa e çliruan Trupat Britanike.
Deputeti Alket Hyseni, nëpërmjet një postimi në facebook shpreh mirënjohjen ndaj partizanëve dhe trupave Britanike që luftuan për çlirimin e Sarandës dhe Delvinës, duke përmendur edhe faktin se për çlirimin e Sarandës ranë heroikisht 6 uahtarë britanikë.
POSTIMI i Alket Hysenit
9 Tetor 1944??9 Tetor 2020
Mirënjohje përjetë partizanëve të Brigadave 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, si dhe trupave parashutiste dhe të marinës britanike, që luftuan heroikisht për çlirimin e Sarandës dhe Delvinës, ku ranë dëshmorë dhjetra partizanë shqiptarë dhe 6 ushtarë britanikë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!