VIDEO/ Syri i Kaltër mahnit serbët: Misteri më i madh dhe më i bukur i bregdetit shqiptar

“Syri i Kaltër”, ky vend që tërheq vazhdimisht shumë vizitorë nga mbarë bota, është cilësuar nga mediat serbe si misteri më i madh dhe më i bukur i bregdetit shqiptar.

Nova.rs shkruan se turistet serbë janë mrekulluar kur e kanë vizituar nga afër këtë pikë turistike në zemër të Shqipërisë, 22 kilometra në lindje të Sarandës.

“Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, pushimet verore në Shqipëri u bënë hit mes turistëve serbë, të cilët më në fund filluan të zbulonin bukuritë e këtij vendi pa paragjykime.

Disa vende në bregdetin shqiptar paraqiten si “ekzotike “, me çmime të përballueshme, rërën e bardhë dhe pemët e ullirit, të përfshira në listën e gurëve të çmuar të TripAdvisor midis destinacioneve turistike dhe si një çudi natyrore që e gjithë bota duket e hipnotizuar, Syri i kaltër.

Me sa duket, nëse hidhni një gur në qendër të liqenit, ai del në sipërfaqe pas një farë kohe.

Thellësia aktuale e këtij liqeni është ende e panjohur, por mendohet të jetërreth 45 metra, të tjerët pretendojnë se madje i kalon 80 metra.

Notimi dhe zhytja në Syrin e Kaltër është e lejuar, por nuk është për t’u habitur që vetëm dashamirët më të guximshëm dhe që janë në kërkim të adrenalinës hyjnë në këto ujëra të shkëlqyera. Megjithatë, kjo nuk është një pengesë për të qenë në krye të atraksioneve turistike të Shqipërisë”, thuhet në artikullin e medias serbe, shoqëruar edhe me këtë insert.