VIDEO/ Minoriteti grek ndryshe në fshatrat e Finiqit
Ilnisa Agolli, gazetarja e Top Channel që “trazoi” fshatin Dervician me emisionin e saj të para disa muajve, është rikthyer sërish në minoritetin grek në Shqipëri.
Por kësaj here është ndalur në Finiq. Konkretisht në fshatin Mesopotam dhe Dhrovjan.
Ndryshe nga emisioni për Dervicianin, ku ajo i mëshoi në mënyrë të pakuptimtë faktit që disa banorë të fshatit nuk dinin gjuhën shqipe, emisioni për Mesopotamin dhe Dhrovjanin është krejt ndryshe.
Ka një qasje më miqësore le të themi, e cila vërehet që në minutat e para të emisionit, ku në sfond na shoqëron muzika greke.
Agolli vijon rrugëtimin sa nga njëra shtëpi në tjetrën për të treguar jetën e përditshme në dy fshatrat e banuar me minoritarë grekë.
Në videon më poshtë shihni emisionin e plotë.