Nisma e Luleve nis fazën e tretë të pastrimit të detit në Ksamil dhe Sarandë
Sot “Nisma e Luleve” dhe Spiranca Diving Center nisën fazën e tretë të pastrimit të detit në Sarandë dhe Ksamil.
Në dy fazat e para janë nxjerrë 850 goma dhe rreth 30 000 kanaçe, bidona, shishe.
Sot aksioni u përqëndrua në Ksamil ku u nxorrën dhe pastruan 50 goma dhe rreth 5000 shishe, kanaçe, bidona.
Nderkohe mbeten ende dhe rreth 1200 goma për tu nxjerrë.
Ju lutemi mos e ndosni detin! Pastroni sa të mundeni.