“Më goditi me grushta dhe më zuri me shkelma”, flet 75 vjeçarja e dhunuar në Gjirokastër: Kam frikë
Pina Qato është 75 vjeçarja që u dhunua në Gjirokastër në shtëpinë e saj. Teksa ndodhet në spital, ajo ka deklaruar se nuk e ka njohur agresorin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Palokastër në Gjirokastër. “Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushta e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën.U hap dera para dhe thashë mos është vajza.
Vajzën e pashë ishte në vendin e saj dhe u shtriva. Sa u shtriva unë ai erdhi brenda dhe më goditi me grushta. Pastaj më zuri me shqelm. I thashë mos më vra se kam vajzën këtu dhe do më trembet. Më bëri kështu dhe iku. Nuk ka vjedhur asgjë ë shtëpi. Vetëm mua më sulmoi”, ka thënë e moshuara.
E moshuara ndodhet e shtruar tek spitali “Omer Nishani” në Gjirokastër sepse ka marrë dëmtime dhe fraktura në trup e fytyrë. Ajo ka deklaruar se është në hasmëri sepse para 3 vitesh i vranë burrin.
“Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra. I thashë qe “nuk ka asgjë për të vjedhur”. Nuk më kërkoi gjë. Po bërtisja dhe thirra një fqinj.
Autori u largua dhe nuk mori asgjë. Jam e frikësuar se më kanë vrarë dhe burrin para 3 vitesh në fshat, jam me hasmëri”, ka shtuar ajo.