Hariz Mema përkujton viktimat, të burgosurit, dhe të internuarit të fshatit Mursi

Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka përkujtuar viktimat, të burgosurit dhe të internuarit në fshatin Mursi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Mema shkruan:

“Sot ishte 12 vjetori i memorialit përkujtimor i dhjetrave viktimave të pushkatuar, përndjekur e internuar në fshatin Mursi të Sarandës. Ky fshat dhe këta banorë kanë njohur dhe hequr në lëkurë vrasje, persekutimet, burgosjet, përçmimet e regjimit më të egër dikatorial në Europë, atij Hoxhist.

Sot së bashku me shoqata të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit dhe posaçërisht në emër të Krytarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.LULZIM BASHA vendosa kurorë me lule dhe përcolla falenderimet e nderimet e tij në kuadër të veprës heroike e të paharruar të banorëve të këtij fshati, e më tej nderuam me mirënjohjen më të thellë ata qindra banorë, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi.

Ky fshat, njihet si një nga zonat më të persektuara në Shqipëri. Krahas personave që u vranë, qindra banorë bën rreth 1200 vite burg dhe vite të tëra interrnime.

Ky memorial u ngrit në qendër të fshatit 12 vite më parë, pikërisht në datën dhe vendin kur ish Sigurimi i Shtetit arrestoi dhe burgosi disa burra e gra banorë në këtë fshat.

Nderim përjet viktimave, nderim përjet vuajtësve, të cilët janë heronjtë për demokracinë dhe për një Shqipëri të lirë!”, përfundon Mema. /Sarandanews.com/