Greqia konfirmoi 233 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 233 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 10,757.

Sipas autoriteteve të Shëndetësisë në vend, 55.6% e rasteve totale të vendit janë meshkuj. Ndërsa brenda ditës u konfirmuan 2 raste fatale, kurse 38 pacientë janë të intubuar.

Raportohet po ashtu se 2,141 (19.9%) të rasteve janë të lidhura me udhëtimet jashtë vendit dhe 4,779 (44.4%) të tjera janë të lidhura me raste të konfirmuara më parë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Greqi e kanë humbur betejën me sëmundjen 271 qytetarë.