Gjirokastra, gjithnjë e më shumë pasaporta ndërkombëtare shqiptare
“Gjirokastra është bërë gjithmonë e më shumë pasaporta ndërkombëtare shqiptare e pashmangshme për miqtë, vizitorët, partnerët ndërkombëtarë”.
Kështu u shpreh kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi i cili priti grupin e miqësisë Francë-Shqipëri të parlamentit francez, kryesuar nga kryetarja e këtij grupi, mikeshë e Shqipërisë, deputetja Mireille Clapot.
Grupi i miqësisë Francë-Shqipëri i parlamentit francez, kryesuar nga kryetarja e këtij grupi, mikeshë e Shqipërisë, deputetja Mireille Clapot, me pjesëmarrjen e zëvëndëskryetarit të këtij parlamenti, Marc Le Fur, kanë ardhur për vizitë pune në Shqipëri me ftesë të kryetares së grupit të miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e qarkut të Gjirokastrës.
“Hapja e degës së Aleancës Franceze në Gjirokastër, binjakëzimi i Gjirokastrës me qytete të ngjashme franceze, zhvillimi i projekteve në kornizën e programeve të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, ishin pistat kryesore që diskutuam, edhe me kolegët frankofone të qytetit tonë.
Nuk do të ndalemi se prezantuari e promovuari Gjirokastrën dhe projektet e reja të muzealizimit e infrastrukturore që po e bëjnë atë destinacionin kryesor të turizmit shqiptar”, u shpreh kryebashkiaku Golemi.