Gjirokastra do të ketë një parkim nëntokësor, 3 kate nën tokë dhe me kapacitet 300 vende
Gangrenës së mungesës së parkimeve, duket se do ti vije një herë e mirë fundi në qytetit antik të Gjirokastrës.
Në sheshin “Çerçiz Topulli”, përveç rrjetëzimit të tij, është parashikuar ndërtimi i një parkimi nëntokësor me tre kate dhe me kapacitet prej 300 automjetesh.
Zbatimi i projektit që do të ruaje elementet tradicional, parashikohet të zgjasë 12 deri në 15 muaj. Parkimi i automjeteve në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër kthehet në një problem serioz gjatë sezonit veror, kur numri i turistëve rritet në masë.
“Konsultimi publik u bë në lidhje me një projekt shumë të rëndësishëm që i vjen Gjirokastrës nga Fondi Shqiptar Amerikan për zhvillim. Rrjetëzimi i sheshit Çerçiz Topulli dhe parkimi nëntokësor. Këto dy projekte janë mjaft të rëndësishme pasi rrit kapacitetet infrastrukturore pritëse në lidhje me parkimin e automjeteve. Me rritjen e turistëve që në vazhdim pritet të rriten edhe më tepër kjo krijon një facilitet për parkimin e automjeteve që do të vijnë në zonë. Sigurisht që është një investim shumë i rëndësishëm. Shpresojmë se do bëhet. Po punohet për projektin e plotë që do të jetë gati besoj deri në fund të shtatorit që pastaj të vendoset ën zbatim. Zbatimi i projektit besoj se do zgjasë 12 deri në 15 muaj. Me përfundimin e projektit, Gjirokastra do të ketë një aset shumë të rëndësishëm. Në sheshin Çerçiz Topulli aktualisht parkohen rreth 80 automjete, por me përfundimin e kësaj vepre numri i parkimit mund të shkoje deri në 300 vende. Përveç pjesës së parkimit kuptohet se ka vend dhe për hapësira të tjera si restaurim, zbukurim i shesheve por do ketë dhe shërbimeve si tualete, hyrje në parkim për persona me aftësi ndryshe”, u shpreh Ermira Rrapaj.
Ndërsa përfaqësuesi tjetër i kompanisë ndërtuese, tha se ky projekt do t’i sjellë zonës lehtësi në qarkullimin e automjeteve, sidomos në sezonin turistik.
“Grupi i projektimit vjen me propozimin e një projekt ideje që vjen nga 2016 për rehabilitimin e sheshit që ti japë një funksion jo vetëm estetik por edhe funksional. Poshtë sheshit do bëhet një parkim me 3 kate me një kapacitet 300 vend. Kjo do ti japë facilitet shumë të madh zonës, bizneseve. Të cilat vuajnë për shkak të qarkullimit të makinave. Kjo do të jetë një ndërhyrje madhore që do të sjelle lehtësim, të cilat do të kenë mundësi të kenë një fluks të shtuar të turistëve. Është një projekt që ruan elementët tradicional”, tha ai.
? Projekt ideja për Sheshin "Çerçiz Topulli" dhe restaurimi i Pazarit në #Gjirokastër ??
Posted by Sarandanews.com on Saturday, September 5, 2020