FOTO LAJM/ Shfaqet sërish në Sarandë jahti superluksoz i milardierit rus

Një nga Jahtet më të mëdha në botë ka zbarkuar paraditen e kësaj të premte në gjirin e Sarandës.

Jahti është në pronësi të milardierit rus Igorevich Melnichenko, i cili ka një vlerë 500 milionë dollarë.

Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se jahti është furnizuar me karburant në Sarandë.

Kujtojmë që i njëjti jaht ka qenë dhe në vitin 2018 në Sarandë. /Sarandanews.com/