FAKSIMILE/ Ja fituesi i koncesionit i liqenit ‘Xarrë-Bufi’ në Butrint

Është shpallur fituesi që do marrë me koncesion liqenin ‘Xarrë-Bufi’ në Butrint.

Në tenderin e hapur nga ministria e Bujqësisë, fituesi që do marrë me koçesion këtë liqen për 10 vitet e ardhshme është “Rozafa SHPK”.

Ky liqen është i njohur për pasuri dhe do të përdoret për peshkim artizanal dhe kultivim midhjesh si dhe do të shërbejë edhe për turizëm me anë të kanalit që e lidh me liqenin e Butrintit.

“Rozafa SHPK” është në pronësi të biznesmenit të njohur Gjergj Luca. /Sarandanews.com/