Do kandidoni në Vlorë për deputet? Rama: S’më ndan dot asnjëherë, asgjë nga ky qytet!
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për kandidimin e tij të mundshëm sërish në qytetin bregdetar.
“Takimet janë për të diskutuar kështu që rezultati do shihet kur të zhvillohet beteja.Çdo ndeshje , betejë fitohet kur mbaron nuk është asnjëherë e fituar para se të fillojë.Ne jemi besim plotë që do fitojmë por kjo nuk është qëllim në vetvete, po rezultat i punës së njerzve në krye të detyrës”, tha Rama.
Do kandidoni në Vlorë për deputet?
Rama: Së pari kandidoj ose jo formalisht, mua Vlora s’më ka ndarë , s’më ndan dot asnjëherë asgjë, dhe asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën mandatin e tretë do bëjmë edhe më shumë .
Eksperienca më ka mësuar që ndryshimi ka një impakt të madh energjizues si fillim, pastaj shumë natyrshëm mund të shkaktojë edhe pakënaqësi.