DETAJET/ Një stomatolog mes dy të infektuarve sot në Sarandë
Dy persona rezulton se janë infektuar me Covid-19 në qytetin e Sarandës.
Nga informacionet e para një nga dy të infektuarit që u rapuortuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, është pjesë e bluzave të bardha.
Bëhet fjalë për një stomatolog, i cili ditën e sotme ka marrë vesh se është i infektuar. Ndërsa i infektuari tjetër është kontakt i personave që më herët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Të dy këto raste janë izoluar bashkë me famljarët e tyre.
Tashmë pritet që të bëhet hetimi epidemilogjik dhe kontaktet e tyre më të afërta, do t’u nënshtrohet testit.
Gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë persona humbën jetën dhe 135 persona, kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.