DETAJET e aksidentit në Sarandë: Infermierja u thirr për një lindje në 2 të natës, ambulanca po e kthente për në shtëp
Adelina Rezvani është infermieria e cila u plagos në Sarandë, pasi ambulanca i përplas me një BMW X5.
Sipas burimeve infermierja Adelina Rezvani u thirr në 2 të natës për një lindje.
Pasi përfundoi punën, në 4 të mëngjesit po kthehej në shtëpi dhe shoferi i ambulancës, Aleko Kajo, 54- vjec që po e transportonte ka hyrë kundravajtje në një rrugë në kryqëzimin kryesor.
Aty është përplasur me Kosta Kacan, 24- vjeçarin djalë i një biznesmeni në Sarandë.
Rezvani u transportua me helikopter në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shoferët Aleko Kajo dhe Kosta Kaca morën vetëm dëme të lehta.