Viti ri shkollor, Adrian Gurma inspekton shkollat ”9 Tetori” dhe “Adem Sheme”: Mbështetje për institucionet arsimore

Pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetsisë, që bashkitë e vendit do të duhet të krijojnë të gjitha kushtet për mirëmbajtjen e shkollave, në prag të nisjes së vitit të ri shkollorë, në Sarandë ka filluar menjëherë marrja e masave.

Sot prezent për të parë nga afër punën në shkollat e qytetit ishte vet kreybashkiaku Adrian Gurma.

Gurma ka inspektuar dy shkollat 9- vjeçare ”9 Tetori” dhe “Adem Sheme”, ku shprehu mbështetjen e plotë për institucionet arsimore.

POSTIMI I ADRIAN GURMËS

Ishim sot në dy shkollat 9 vjeçare ?të Sarandës,”9 Tetori” dhe “Adem Sheme”,ku së bashku me drejtuesit e këtyre institucioneve,pamë nga afër përgatitjet,që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor???

Mbështetje dhe ndihmë maksimale për institucionet arsimore,si dhe për stafet pedagogjike në misionin e tyre të shenjtë✅
Vazhdojmë➡️

/Sarandanews.com/