VIDEO/ Rama me Ballukun inspektojnë fillimin e punimeve për tunelin që lidh aksin Delvinë-Kardhiq: Do e mbyllim para afatit
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun kanë inspektuar fillimin e punimeve të tunelit që do të lidhë aksin Delvinë-Kardhiq.
Për sa i përket kohës së punimeve, drejtuesi i firmës i tha Ramës se në shtator apo tetor të vitit tjetër gjithçka do të jetë gati, duke përgjysmuar kohën për të cilën ishte përllogaritur zgjatja e punimeve.
“NIS PUNA PËR TUNELIN që do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq, ku po punohet intensivisht për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të krejt kësaj vepre të shumëpritur e të stërpremtuar për dekada me radhë, duke realizuar një lidhje të bukur e të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, që parashihet t’i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit”, shkruan Rama në facebook.
???? Kryeministri Rama ndjek nga afër nisjen e punimeve të tunelit Delvinë-Kardhiq, ku po punohet intensivisht për…
Posted by Sarandanews.com on Monday, August 10, 2020