VIDEO/ Me këngën e Michael Jackson në makinë, Rama inspekton punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në kantierin e ndërtimit të aksit të ri Delvinë-Kardhiq.
Duke folur mbi afatin e punimeve, kryeministri Rama u shpreh se “është fantastik fakti që shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli.
“Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, tha Rama.
Gjithashtu shefi i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale teksa ecte me makinën e tij në këtë aks rrugor duke dëgjuar një nga këngët e Michael Jackson.
“Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve e turistëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse”- shkruan Rama teksa poston videon.