VIDEO/ Edi Rama: Kantieri i ujit në Delvinë po ecën mirë dhe më në fund, Delvina do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se Delvina së shpejti do të ketë 24 orë pa ndërprerje.

Rama teksa ka publikuar videon nga kantieri i ujit në Delvinë, ka bërë edhe një krahasim rreth investimeve dhe furnizimin e mëparshëm që ky qytet ka pasur me ujë, me këtë që qeveria aktuale ka kryer gjatë viteve të fundit.

Kreu i qeverisë shprehet se invenstimi i fundit në ujësjellësin e Delvinës është bërë në vitin 1982, dhe nga ana tjetër afro 70% e konsumatorëve s’kishin matës dhe faturat aforfe i paguanin vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre, çka thjesht e zhyste edhe më thellë në gropën e zezë ku ishte zhytur ujësjellësi – pa llogaritur edhe punësimet kuturu, me parti e me krushqi, e shpenzimet për paga të tepërta kot më kot për dekada me radhë.

POSTIMI I PLOTË.

? KANTIERI I UJIT në Delvinë po ecën mirë dhe më në fund, Delvina do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje. Por dëgjojeni pak, në Ujësjellësin e Delvinës investimi i fundit është bërë as më larg, e as më afër se sa në vitin 1982!

Ndërsa orët e furnizimit deri para disa vitesh ishin vetëm 2 në 24 dhe me përpjekje për mirëadministrim, tamam si në “luftë me mullinjtë e erës”, sepse rrjeti ishte tërësisht i amortizuar, u rritën deri në 6 orë në ditë.

Nga ana tjetër afro 70% e konsumatorëve s’kishin matës dhe faturat aforfe i paguanin vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre, çka thjesht e zhyste edhe më thellë në gropën e zezë ku ishte zhytur, ndërmarrjen krejt modeste të ujësjellësit – pa llogaritur edhe punësimet kuturu, me parti e me krushqi, e shpenzimet për paga të tepërta kot më kot për dekada me radhë.

Sot po shtrihet afro 12 km rrjet i ri dhe një linjë kryesore prej rreth 1.5 km, që do ta mbyllin përfundimisht kalvarin e turpshëm për ujë të banorëve të Delvinës, duke siguruar furnizim 24 orë?

Kush shan e përqesh këtë qeveri nga frëngjia e ajfonit, le të gjejë arsye të tjera, po jo kusuret e 40 vjetëve, që i morëm në kurriz në çdo sektor! Dakord, 7 vjet nuk janë 7 ditë, por ama gjërat po bëhen siç nuk u bënë 40 vjet dhe po të ishin bërë me kohë, të paktën siç po i bëjmë ne, megjithë të metat e gabimet tona, sot nuk do diskutohej më në Shqipëri as uji 24 orë, as shumëçka tjetër, që në 40 vjet u bë së prapthi, shkel, premto, shko e vari bidonat miletit, qeveri pas qeverie?

Pamjet flasin vetë!

/Sarandanews.com/