VËZHGIMI/ Qytetarët në Sarandë ‘bashkëjetesë’ me COVID-in!
Rregullat dhe aktet normative në fuqi kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë duket se nuk vlejnë në qytetin bregdetar të Sarandës.
Me marrjen e pushimeve, qytetarët duket se kanë vendosur të bashkëjetojnë me COVID-19, por pa maska dhe ruajtje të distancimit fizik në mjedise publike apo në mjediset e mbyllura.
“Deri diku janë ruajtur masat, jo plotësisht”, tha një pushues.
Më së shumti vendasit e vizitorët janë të fokusuar te bukuritë natyrore dhe klima e Sarandë.
“Situata këtë vit nuk ka qenë si vitet e kaluara. Numri i turistëve është i kufizuar. Këto ditë ka pas rritje. Çmimet janë më të ulëta se vitet e tjera. Ne po respektojmë rregullat”.
“Ne zgjedhim Ksamilin çdo vit. Uji shumë i mirë, çmimet shumë të mira. Klima perfekte. Çmimet normale”.
“Hera e parë që vij në Ksamil. Shumë bukur. Çmimet e arsyeshme. Deri diku janë ruajtur masat, jo plotësisht”, tregojnë pushuesit.