Shënohet 1 rast i ri me koronavirus në Sarandë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 119 raste pozitive me koronavirus nga 501 testime, ndërsa janë shëruar 22 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimet e shifrave ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën dy pacientë. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po vijojnë të monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID19, që janë të izoluar në banesë. Nëse kërkoni të lidheni me mjekun tuaj të familjes, Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.
I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga situata në të cilën ndodhemi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel edhe një herë qytetarëve të rrisin vigjilencën dhe të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:
Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën;
Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike;
Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distancës, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse edhe në ambientet e hapura.
Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.
Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e virusit.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)
Testime totale 50928
Raste pozitive 7499
Raste të shëruara 3816
Raste Aktive 3453
Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1854
Durrës 433
Shkodër 290
Fier 150
Lezhë 134
Korçë 132
Vlorë 127
Kukës 107
Elbasan 101
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34