Rama: Më tepër vizitorë në Kalanë e Borshit, falë rrugës së saposhtruar
Rruga për në kalanë e Borshit ka përmirësuar aksesin në një nga atraksionet historike kulturore të bregdetit të jugut, duke ofruar një mundësi alternative për turizmin në këtë zonë me aktivitet të lartë turistik.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rruga e saposhtruar e Kalasë së Borshit, e cila sipas tij, “do të tërheqë shumë më shumë vizitorë”.
“Kalaja e Borshit që me rrugën e saposhtruar në vend të shtegut të pamundur të dhive, do të tërheqë me meritën e vet të plotë shumë më shumë vizitorë, për të prekur nga afër historinë dhe shijuar një nga panoramat më magjepsëse të asaj zone të mrekullueshme”, tha ai.
Gjatë stinës së verës janë të shumtë të apasionuarit pas ngjitjeve të lartësive që kanë frekuentuar këtë pikë turistike në Borsh.
Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet në histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh, që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III para Krishtit.
Në mesjetë kjo Kala njihej si Kalaja e Sopotit, ku përmendet dhe në kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit të Bizantit Aleksi I Komhenei në vitin 1192. Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës u ndërtua dhe një xhami, që sot është në gjendje të mirë, paçka se minareja është rrëzuar.
#BeautifulAlbania ??❤️#KalajaBorshit? *që me rrugën e saposhtruar në vend të shtegut të pamundur të dhive, do të…
Posted by Edi Rama on Tuesday, August 25, 2020