Një vit pas problemeve me tenderin nisin punimet për tunelin Kardhiq-Delvinë
Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën për nisjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë më shumë se 1 vit pas problemeve që pati kjo pjesë e rrugës me tenderimin.
Rama u shpreh se qeveria e tij po realizonte “premtimin dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme”.
Rruga Kardhiq-Delvinë u planifikua në vitin 2007 nga qeveria e Sali Berishës. Sipas projektit, ndërhyrja në rreth 36.5 kilometër rrugë do të shkurtonte distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim.
Projekti u nda në 8 segmente me 8 tenderë të ndryshëm që do të kushtonte rreth 60 milionë euro, mirëpo 13 vite më pas nga këto segmente janë përfunduar vetëm tre, dy të tjerë janë në punime, ndërsa segmenti 7 dhe 8 janë pjesët që kanë kërkuar ndërtimin e një tuneli mbi 5 kilometra.
Për këtë tunel njohur si “Tuneli i Skarficës” në vitin 2019 qeveria hapi tender të ri me vlerë 19 milionë euro (2.2 miliardë lekë).
Tenderi në fjalë i kushtoi Sonila Qatos postin e drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ajo dha dorëheqjen pasi u kallëzua për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera nga Gjoka Konstruksion, një prej kompanive që shfaqi ofertën më të ulët në tenderin që u mbajt vitin e shkuar. Në fakt ARRSH kishte skualifikuar 5 nga 6 ofertat e paraqitura duke shpallur fillimisht fituese ofertën e kompanisë Sulova, e cila kishte paraqitur një ofertë sa 98.5% e fondit limit. Pra ishte oferta më e shtrenjtë.as kontestimesh të shumta, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se do ta anulonte fare tenderin me argumentin se qeveria kishte “prioritet çështje më emergjente”.
Mirëpo një vit më pas projekti është zhbllokuar dhe ndërtimet janë nisur nga e njëjta kompani e cila u skualifikua nga ARRSH për mosplotësim kushtesh, mungesë dokumentacioni, mosrealizim të plotë të punimeve të mëparshme, detyrime tatimore.
Nis sot puna për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq#Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Monday, August 10, 2020