Nis puna për tunelin e Skarficës, Gjiknuri: Shpresoj që ritmi i punimeve të rekuperojë kohën e humbur

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, lajmëroi nisjen e punimeve për tunelin e rrugës -Kardhiq, pas problematikave me tendrin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe kordinatori politik për qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri shkuran se shpreson që ritmi i punimeve për tunelin të jetë i tillë që të rekuperojë kohën e humbur

“Pas një kalvari të gjatë prej më shumë se një viti, zhbllokimi i procedurave i hapi më në fund rrugën edhe nisjes së punës për ndërtimin e tunelit në aksin Kardhiq-Delvinë.

Shpresoj që ritmi i punimeve për tunelin të jetë i tillë që të rekuperojë kohën e humbur ndërsa 3 segmentet për të cilat puna nisi në vjeshtën e vitit 2018 janë tashmë drejt përfundimit siç kishim premtuar”, shprehet Gjiknuri. /Sarandanews.com/

Nis sot puna për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq#Sarandanews

Posted by Sarandanews.com on Monday, August 10, 2020