Ngacmoi një avokate greke, dënohet mësuesi shqiptar
Gjykata në Selanik ka dënuar me kusht, me tre muaj heqje lirie, një burrë shqiptar i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një grua në moshë të re.
Ngjarja supozohet të ketë ndodhur më 23 korrik, kurse dje u dha dënimi për të pandehurin, i cili nuk e pranoi akuzën.
Sipas padisë penale, 30 vjeçarja greke me profesion avokate gjendej në autobusin e linjës 19 të Selanikut ndërsa kryhej itinerari nga stacioni i ri i trenit në Kordelio.
I ulur pranë saj ndodhej 67 vjeçari shqiptar, me profesion mësues.