Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së Vlorë
Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga koronavirusi.
Burime bëjnë me dije se ka humbur jetën ish drejtori i Aku-së së Vlorës, Syrja Binaj 55 vjeç.
55 vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin Covid 2, ku po merrte dhe ndihmën mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga Covid në vendin tonë ka arritur në 235 dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 7812 persona mes të cilëve vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3650 raste.