Merr fund kriza e Kakavijës, kalojnë të gjitha makinat: Rregullat strikte të futjes në Greqi nga sot
Ka perfunduar pak minuta pas mesnatës së 16 gushtit kalimi ne anën greke i të gjitha makinave që prisnin prej ditësh në radhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithe qytetarët qe duan të kalojnë për në Greqi duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja anti-Covid të vendosura nga shteti grek.
Çdokush duhet të ketë një tampon negativ për koronavirusin si edhe të bëjë një karantinë prej 7 ditësh.
Për këtë ka reaguar pak minuta më parë dhe kryeministri Edi Rama.
“? FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë?????
U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme?
Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19❤️”, shkruan Rama.