Karantinë dhe tampon, hyjnë në fuqi rregullat për kalimin në Greqi, ulet radha e mjeteve në Kakavijë
Nga sot të gjithë qytetarët që do të futen në Greqi duhet t’i nënshtrohen karantinës 7-ditore si dhe të kenë kryer testin për Covid-19, të kryer në laboratorët publikë dhe privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Testi negativ i COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar
Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës vijon pritja për qindra qytetarë që presin të kalojnë në tokën helene, ndërsa gjatë orëve të natës kanë kaluar 750 qytetarë dhe 300 automjete.
Gjatë natës është punuar edhe nga pala greke, ndonëse me ritme të ngadalta, duke bërë radha e automjeteve të ulet në 5 km.
Ndërsa duke filluar nga nesër në nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.