Kaosi në Kakavijë, Eri Sulo dhe të rinjtë e FRESSH Sarandë shpërndajnë ujë për qytetarët që presin në radhë

Mbi 10 km është radha e automjeteve që presin për të kaluar kufirin me Greqinë në Kakavijë.

Mijëra emigrantë presin mes vapës, me fëmijë të vegjël e me të moshuar. Kjo është një situatë e pazakontë që nuk ishte parë prej vitesh.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Eri Sulo, së bashku me një grup të rinjsh të FRESSH Sarandë kanë qenë këtë pasdite për të shpërndarë ujë për qytetarët që janë në radhë.

Kaosi në Kakavijë vijon prej disa ditësh ku mijëra familje shqiptare janë detyruar të rrijnë natë e ditë në kufi për të kaluar për në Greqi.

Shkak i kësaj gjëndje janë testet për Covid-19 që pala greke po kryen në kufi, çka ka sjellë radhë të gjata. /Sarandanews.com/