Infektohet nëndrejtori i spitalit në Gjirokastër, izolohet në shtëpi, personeli mjekësor do t’i nënshtrohet testit për Covid-19
GJIROKASTËR– Nëndrejtori i spitalit rajonal në Gjirokastër, “Omer Nishani”, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mësohet se bëhet fjalë për Martin Goricin, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, në spital ka nisur hetimi epidemiologjik dhe të gjithë ata që kanë pasur kontakte më të afërta me Goricin, do të karantinohen dhe do t’i nënshtrohet testit për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, Gjirokastra shënon 41 të infektuar aktivë dhe tre viktima.
Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 277. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 112 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 4001 të infektuar, ndërsa 4923 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.