Hari Imeri dedikim për Denisin 13-vjeçar që u nda sot nga jeta
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Kështu e fillon Hari Imeri dedikimin e tij për Denisin, 13-vjeçarin nga Delvina, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në plazhin Shpella në Lukovë, aty ku kishte shkuar të kalonte mbrëmjen me shokët.
Sot Delvina përjetoi një dhimbje të madhe!
Humbi fizikisht Denisin e ëmbël dhe të qeshur.
Edhe pse jo bashkëmoshatari tim, unë pata mundësinë ta njohë atë dhe ta kisha përkrah në shtëpinë e Zotit aty ku kryenim praktikat fetare.
Shpirtërisht ai do ta na shoqëroj gjithë jetën me ëmbëlsinë që e karakterizonte.
Zoti ja lehtësoftë dhimbjen familjes dhe shokëve të tij dhe e bëftë atë prej banorëve të Xhennetit, shkruan Hari Imeri.