Greqia, përballë rritjes dramatike të rasteve me COVID-19
Greqia ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19, që kur filloi rihapjen, para tre muajsh. Statusi pothuajse pa virus i vendit, në krahasim me vende të tjera të Evropës, ka ndryshuar që kur filloi të lejonte përsëri hyrjen e turistëve. Por tani autoritetet po fajësojnë kryesisht të rinjtë për rritjen dramatike të ineksioneve, duke i akuzuar se mblidhen pa pasur kujdes dhe se nuk po veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anthee Carassava zyrtarët druhen se Greqia është vetëm disa javë larg një përhapjeje të frikshme të virusit të ngjashme me atë të Italisë në fillim të vitit.
Për në një vend që jo shumë kohë përpara kishte vetëm rreth 3 mijë infeksione, shifra prej 121 rastessh vetëm të martën, ngriti kambanat e alarmit. Sotiris Tsiodras, një eskpert i sëmundjeve infektive dhe kreu i ekipit shëndetësor të qeverisë greke, bëri një paralajmërim të ashpër, 70 ditë pasi Greqia tha se e kishte sheshuar kurbën e koronavirusit.
“Gjendja tani është e rrezikshme dhe grekët duhet ta kuptojnë se sa e rëndë është, sepse fati i këtij shpërthimi është në duart e tyre. Nëse njerëzit sillet siç duhen, ata mund ta sheshojnë përsëri kurbën. Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, kjo mund të kthehet në një katastrofë si ajo e Italisë”, tha zoti Tsiodras.
Rastet me koronavirusin kanë vazhduar të rriten që kur turistët filluan të hyjnë në vend në fillim të qershorit.
Por edhe vetë grekët kanë filluar të shkojnë me pushime dhe të mos I zbatojnë me rreptësi rregullat e distancimin fizik, duke refuzuar të vënë maska në baret e plazheve, ristorante dhe grumbullime sociale.
Rastet mes banorëve vendas kanë filluar t’i kalojnë ato nga vizitorët. Statistikat zyrtare të bëra publike të mërkurën, lënë të kuptohet se vetëm 10 për qind të rasteve janë të lidhura me turizmin.
Për të frenuar përhapjen, autoritetet kanë miratuar disa masa, si vendosjen e një kufizimi për numrin e pjesëmarrësve në dasmat dhe festimet e mëdha, që zyrtarët thane se kanë kontribuar në shtimin dramatik të rasteve.
Ata po zbatojnë gjithashtu kontrolle më të rrepta në kufi, kryesisht nga Shqipëria, ku pandemia nuk po shfaq shenja zbutjeje.
Por frenimi i të rinjve në plazhe, po rezulton më u vështirë. Ministri grek i mbrojtjes civile, Nikos Hardalias u bëri thirrje njerëzve mes moshave 20 dhe 40 vjeç, që të tregohen të përgjegjshëm.
“Si baba, u bëj thirrje të rinjve që të marrin përgjegjësinë dhe të jenë në vijën e parë të mbrojtjes së Greqisë dhe të atyre që ka arritur këto muaj, duke e shmangur përhapjen e virusit. Të rinjtë duhet të veprojnë si heronj, të mbrojnë familjet e tyre, prindërit dhe gjyshërit e tyre”, tha ai.
Por zyrtarët nuk mendojnë se të rinjtë po e bëjnë një gjë të tillë. Ishuj si Mikonos dhe Ios gumëzhijnë nga festimet, dhe të rinjtë po injorojnë rregullat e rrepta dhe gjobat për ata që nuk ndjekin rregullat.
Nuk është befasi, thanë ekspertët që mosha mesatare a të infektuarve, ka rënë nga 72 në 52. Charalambos Gogos është një mjek që ka këshilluar qeverinë për përgjigjen ndaj koronavirusit.
“Elementi alarmues është shpejtësia e përhapjes. Është dyfishuar vetëm brenda pak ditësh. Çdo rritje e mëtejshme do ta nxjerrë pandeminë jashtë kontrolit. Është e domosdoshme që të mbahen të ulëta përqindja dhe ritmi i saj”, thotë ai.
Ekonomia e Greqisë varet kryesisht tek turizmi dhe zyrtarët e qeverisë thonë se nuk do donin të rimbyllnin vendin, nga frika se do të largonte udhëtarët dhe bizneset.