FOTOT/ Familja e Dua Lipës me pushime në Sarandë

Familja e këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, është zhvendosur në Sarandë për të kaluar disa ditë pushimi.

Është vet babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga pushimet që po kalon në Sarandë së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën.

Ata ndodhen në një prej resorteve në Ksamil ku po shijojnë pushimet e tyre. /Sarandanews.com/